top of page
xhena26muskaj

Letrat e dashurisë

Updated: Apr 7

Kur isha fëmijë teksa ecja me babanë, dëgjova bisedën e dy burrave. Një prej tyre i tha tjetrit se dashurinë e kanë krijuar shkrimtarët me letrat e dashurisë.



Ai më tej tregoi se i kishte shkruar një letër dashurie gruas dhe ajo ia kishte dhënë për të lexuar edhe shoqes së saj.


E pyeta babanë tim se çfarë ishte dashuria, shkrimtarët dhe letrat e dashurisë. Im atë e përgjigj se shkrimtarët se janë ata që lindin libra. Për dy pyetjet e tjera më dha një përgjigje që ma thoshte shpesh. Ajo, përgjigje ishte do e mësosh kur të rritesh.


Sytë e atij burrit që e tha atë fjali, unë i kam mbajtur mend për shumë vite. Jo ngjyrën e syve të tij. Kam mbajtur mend pamjen e syve të tij. Atë pamje e gjeta sërish po teksa në rrugë. Ecja me një mikun tim dhe më pyeti në e dija pse më meshkujt nuk shkruanin më letra dashurie. Unë u vonova të jepja një përgjigje dhe ai u përgjigj vetë.

Tregoi se meshkujt nuk po shkruanin më letra dashurie sepse vajzat ua tregonin edhe shoqeve dhe se kjo ishte një tallje. M'u kujtua ajo besidë, që kisha dëgjuar shumë vite më parë. Dhe ishte e njëjta pamje sysh, si ajo e burrit që kisha parë shumë vite më parë në rrugë.


Kur dëgjova bisedën e atyre dy burrave unë nuk dija kuptimin e fjalës shkrimtar dhe jo më zhgënjim. Si ndjesi e dija zhgënjimin, por jo si fjalë. Zhgënjim për mua në atë kohë ishte kur nuk më jepnin çokollatë.


Po pamje e syve të atyre dy burrave kishte ardhur nga një lloj tjetër zhgënjimi. Në fillim ata ishin lënduar. Me siguri të dy kishin shkruar letra dashurie. Po ata letra u ishin dhënë edhe të tjerëve për t’u lexuar.


Ata dy burra nuk janë shkrimtarë edhe duhet të ketë qenë e vështirë për ta të hidhnin ndjenjat në letër. Duhet të kenë grisur madje edhe letra se kanë shkruar ndonjë fjalë gabim. Dhe më pas ndjenjat e tyre lexohen edhe nga gra të tjera.


Po gratë që iu shkruhen letrat pse i ndajnë ato me të shoqet? Po burrat pse e kanë kaq shumë problem kur i lexojnë edhe gratë e tjera? U bë kohë që nuk e pyes më babanë.


Ia bëj pyetjet vetes dhe po ajo m’i kthen përgjigjet. Burrat kur shkruajnë letra dashuri tregojnë se sa të dobët i kanë bërë ndjenjat që kanë për një grua. Po ja aty shkruhen fjalë si pa ty nuk jetoj dot, je fryma ime, dielli im. Aty japin edhe premtime të mëdha. Burrat i rrisin që të jenë të fortë dhe në ato letra dashurie dobësohen.


E për gratë është një krenari ta ndajnë me gratë e tjera se sa të dobët e kanë bërë një burrë edhe është ai që u dorëzua te ajo. Gratë i rrisin që mos të dorëzohen lehtë te një burrë.

Po ja ato dëgjojnë fjali, mos e shiko në sy kur ta takosh herën e parw, as mos guxo të flesh me të që herën e parë që e takon. Rriten se duhet të rezistojnë sa më shumë, të bëhen sa më të vështira për një burrë. Ta lodhin sa më shumë se kështu ai do e dojë më shumë. E pastaj ato letra përfundojnë edhe në sytë e shoqeve të tyre. Kështu jeta përban më shumë skena ironike se filmat. Mbase dhe është edhe ashtu.


E në fakt të gjitha skenat e filmave nga jeta merren. Vetëm se ato bashkohen si duan. Si tha ai burrë shkrimtarët e kishin krijuar dashurinë me letrat e dashurisë. Puna më e lehtë për shkrimtarët është të shkruajnë dhe ata presin të lexohen sa më shumë. Me letrat e dashurisë së burrave nuk ndodh kështu.


Po sikur të ishte ndryshe? Të ishte sikur është si është me zogjtë, se kush këndon më bukur do të çiftëzohet dhe largohet, ose sikur gratë të rriten se ato duhet të durojnë lule dhe se nuk është turp? Ose ose sikur një grua të shkruante një letër dashurie edhe burri ta lexonte me shokët e tij? Mendoj se e kam gjetur përgjigjen, të gjitha këto ndodhin nga mënyra se si e kemi gjetur shoqërinë kur kemi ardhur në jetë. Ata e kanë dëgjuar shumë bëhu burrë dhe ato e kanë dëgjuar shumë bëhu më e vështirë për një burrë. Ku i dihet mbase do ishte ndryshe po t'i kishin mësuar ndryshe.



Σχόλια


bottom of page