Pjata e supës
- xhena26muskaj
- May 13
- 2 min read
Ajo e vrau. Koka është ndarë nga trupi. Duart e saj janë me gjak. Dora e majtë ka më shumë gjak. Thikën e ka hedhur. Trupin e ka hedhur në një kovë me ujë të nxehtë.
Thikën e kishte shtrënguar fort me dorën e djathtë. Unë e pashë, kur ia preu kokën. Trupi akoma lëvizte, kur ajo e futi në kovën me ujë të nxehtë.

Ajo që ka vrarë është nëna ime. Në kovën me ujë të nxehtë është trupi i një pule. Duart e nënës sime janë akoma me gjak. Tani ajo po i pastron trupin nga pendët. Uji duhet të jetë i vëluar dhe duhet të jesh shumë e shpejtë për t’ia larguar pendët.
Nëna ime lan duart. Trupi i pulës është i hapur tani. Në duart e nënës sime janë organet e pulës. Ajo do i hedh ato. Pula do të gatuhet për të bërë një supë për tim atë.
Ai i shpëtoi një operacioni. Shpretka i ishte çarë, gjaku po i ngjitej drejt mushkërive kur e futën në sallën e operacionit. Tani im atë është i shtrirë me një të çarë të madhe në trup. Kirugu ia ka hequr shpretkën.
Nëna ia ka copëtuar në pjesë të vogla trupin e pulës. Brenda trupit të pulës, nëna gjeti edhe dy vezë. Aroma e gjakut të pulës ndihet.
Nëna ime qan kur pulat i sëmuren. Ka ditë edhe mallkon, kur pulat i sëmuren. S’e kuptoj se si shëndrohet në një gur nëna ime, kur u merr jetën pula me një thikë në duar.
Një paradoks. Nëna ime vrau me thikë një pulë për tim atë që i shpëtoi vdekjes. Si thanë edhe mjëkët im atë duhet të hajë mirë. Ai ka humbur gjak. Duart e nënës sime ishte me gjakun e një pule, që ajo vet e ka rritur dhe vet e ka ushqyer. Dhe me trupin e pulës, që ajo copëtoi gatoi supër për tim atë. Trupin e pulës nëna e zjeu shumë. Më pas e copëtoi edhe më shumë. Im atë nuk ka fuqi të përtypet. Plaga e operacionit është shumë e madhe.
Nëna ka mbaruar së gatuar. Pjata e supës është gati. Ajo po shkon në dhomë me pjatën e supës me mish pule. Nuk dallohet që ka një trup pule në atë pjatë. Me siguri im atë do të thotë se kjo është supë me shije pule, pa pulë.




Comments