top of page
  • Linkedin
  • Instagram
Search

Darka e yjeve



Ata i kanë ngrënë yjet. Nuk ka më yje. Ishte 28  shkurt kur ta shtruan darkën e yjeve. Darka e yjeve zgjati shumë vite. Të gjithë politikanët e kësaj bote u ngjitën atje lart e filluan t’i hanin yjet.


E madje madje u tha se disa nga ata i kishin edhe duar e palara. Ka edhe nga ata që mendojnë se yjet ikën sepse u mërzitën me ne. Ata ikën sepse ne heshtëm.


E vetmja gjë që ka mbetur është një fotografi e yjeve. Ka mbetur në një shtëpi. Po edhe këtë shtëpi askush nuk e di se ku është.


Thuhet se ata politikanët filluan ta hapnin gojën sa më shumë për t’i gëlltitur të gjithë yjet. Kur u ndjenë të ngopur, ata i shitën yjet e mbetur. E le të kthehemi te fotografia. Thuhet se është një fotografi.

Ishte një burrë, ai që e fshehu atë fotografi. Ata e vranë. Thuhet se ai burrë e fshehu atë fotografi në atë shtëpi. Edhe pse  është një fotografi aq e madhe, askush nuk e gjen dot.


Ose më mirë askush nuk ka guxim të shkojë ta kërkojë. Të gjithë kemi frikë. Ne kemi vite që nuk e dimë se duken më yjet. Më duket se do na duhet edhe pak kohë, që ta harrojmë përgjithonë se si dukeshin yjet.


Në fillim ata hëngrën trurin tonë. E them këtë sepse ne të gjithë filluan të besonim se çfarë do që thoshin ata ishte e vërtetë. Të gjitha i besuam. Besuam se ata po e bënin këtë për të mirën tonë dhe për të mirën e yjeve.

Dhe ata nuk ditën të ndalen shkuan aq larg sa hëngrën edhe yjet.


Nga yjet kullnote gjak. Ajo ç’ka kishte mbetur u mbështoll me copa të bardha. Mbi copa të bardha kishte akoma gjak. Edhe gjaku i yjeve ishte i kuq si i yni.


Ata i hënrgën! Ata nuk donin t’ia dinin. Edhe yjet kishin nëna. Ato ulërinin, por ata nuk donin t’ia dinin ata vazhdonin të hanin. Edhe unë vazhdoj të qaj dhe ulërij këtu ku jam. Nuk e di në fakt ku jam. Nuk e di se ku jam. Unë e pashë gjakun e pashë. Aroma e gjakut të yjeve ende e kujtoj. Kujtoj gojët e hapura të tyre që hanin dhe hanin edhe hanin edhe hanin. Askush nuk e di sa kohë u desh që muskujt e gojëve të tyre të lodheshin.


Ulërij fort ‘’Ata i hëngrën yjet! Pse i besuat ata?’’


Më pas dëgjoj zëra që më thonë se ata nuk hëngrën yjet. Ka raste që disa zëra kundërpërgjigjen pas meje. Jo vetëm një zë. Janë shumë zëra.


Dëgjoj zëra që thonë ‘’Qepe, mbllye gojën’’, e pastaj kur unë vazhdoj të ulëras edhe më fort dhe vendos duart te veshët që mos t’i dëgjoj, më afrohen afërt m’i heqin duart nga veshët dhe më thonë se ata nuk hëngrën yjet.


Më thonë se ata vranë fëmijët në luftë dhe se dy prej tyre ishin fëmijët e mi. Gjaku m’i copa e bardha që unë kujtoj ishte i fëmijëve të mi. Ata vmë tregojnë një fotografi të yjeve e më thonë janë akoma në qiell dhe se dalin natën. Po unë jam këtu brenda, një dhome të errët.


Ajo fotografi që u fsheh është e fëmijëve të mi dhe se ai që u vra ishte babai i fëmijvë të mi.


Edhe më pas unë i pyes ‘’Pse i besuat dhe pse po heshtin????!’’ Po askush nuk më përgjigjet. Edhe ata që nuk përgjigjen janë fajtor.

 


Fotografia, Indrit Skëndaj
Fotografia, Indrit Skëndaj

Për çka ka ndodhur në Kosovë, Ukrainë dhe çka mbi të gjitha për çka po ndodh në Gaza dhe në çdo vend ku fëmijët vriten në emërt të luftës në interest të politikës. Mos heshtni!

 

 

 
 
 

Comentários


For media inquiries,
please contact Xhena Muskaj

+355 699926800

Sign up for news and updates 
from Xhena Muskaj

Thanks for submitting!

© Xhena Muskaj. Powered and secured by Merx Marketing

bottom of page