top of page
xhena26muskaj

Kostumet e mjekut, Karl

Ai s'është si burrat e tjerë. E them këtë se ai është një burrë, që e ndjen aromën e vdekjes. Ai ka vite që e nuhat aromën e vdekjes për ditë. Do ketë pasur edhe raste kur ka bërë pushime. Po këtë unë nuk e di.



Dhe më e keqja është se nuk e ndjen në lëkurën e tij. Trupi i tij mbushet me aromën e vdekjes nga e pacientëve. Nëse akoma nuk e kuptuar, ai është mjek.


As dua ta imagjinoj se si është të bëj, ai dush. Të largoj aromën e vdekjes nga lëkura e tij, duke pritur ujin të rrjedh dhe duke fërkuar sapunin në lëkurë.


Ka syze të mëdha që i zënë sytë e vegjël. I ka ngjyrë kafe të errët. Fjalia e parë që ai i thotë çdo pacienti është bashkë do flasim vetëm për jetën. Më pas tregon se në lëkurën tonë nuk do mbetet asnjë shenje.


Të vetmen shenjë do e vendosin, ne me të.

Unë e vendosa në lëkurën time te pjesa e shpatullës është e shkuar Jetë plus kohë. Kjo është shenja e vetme, që unë kam.


Ti që po e lexon edhe mbase dhe nuk e di ç’është të jesh në jetë. Nuk e di si është që brenda disa minutash të thuhet se brenda teje po rritet diçka që mund të ndajë nga jeta. Dilema është të qaj dhe të thuash pse mua? Apo të thuash unë do ta kaloj. Kjo betejë nuk është njësoj si të humbësh punën dhe të kërkosh për tjetër. Nuk është as si të lërë njeriu që dashuron, apo të tradhëtoj. Nuk është as si të ndahet nga jeta nëna apo babai.


Ma beso është më keq. Ti je në luftë me një trup të huaj që është shfaqur brenda trupit tënd. Dhe aty brenda trupit tënd po rritet. E mund t’i flasësh në çdo gjuhë të botës, nuk e kupton. Nuk e kupton se duhet të largohet nga trupi yt.


Atë trupi të huaj që rritet brenda trupit mund ta heqin vetëm duart e mjekëve. Për mua që emri i tij nuk pati asnjëherë rëndësi. Për ty që po e lexon këtë po e quajmë Karl. Mjeku im quhet Karl. E tani më duhet të kthehem dy vite pas.


Për këtë kthim duhet të të tregojë edhe emrin tim. Emri im është Lena. Në takim e parë me Karl unë isha 22 vjeçe. E pasi ai e tregoi se te mua, në mitrën time po rritej në trup i huaj më pyeti se çfarë fustani do të vishja unë në funeralin e tij.


Nuk fola, qava dhe i plasi derën kur dola. Kam qarë derisa sa shkova në shtëpi. Dy ditë dhe netë kam qarë. Besoj se duhet të kem qarë më shumë se 40 orë. U futa në internet dhe lexova se ata që kanë masa si e imja jetonin nga 6 muaj deri në 1 vit me mjekime. Pashë dhe disa imazhe.


Mëngjesin e tretë pasi dëgjova atë fjali ‘’Ke një trup të huaj brenda trupit tënd’’, i nisa një mesazh të dashurit se doja të bëja dashuri. Në fakt për të nuk do ishte dashuri, ai ishte thjesht një mashkull që donte të flinte më një vajzë të virgjër.


E vetmja gjë që doja ishte të bëja sikur filja me të dhe më pas jeta ime të merrte fund. Jeta, ime të merrte nga duart e mia dhe jo nga trupi i huaj që po rritej brenda meje. Isha lodhur nga aq shumë sfida edhe pse isha vetëm 22 vjeçe. Kisha mbaruar studimet dhe nuk gjeja dot asnjë punë. Edhe për të punuar pastruese në një hotel më refuzuan.


Edhe kisha e qenë e aftë të më donin apo të doja nuk e dija. Në atë kohë unë isha vetëm një 22-vjeçare me një trup të huaj që po rritej brenda saj. Nuk e dija se çfarë ishte seksi dhe jo më dashuria. Gjatë gjithë rrugës për të shkruar në hotel, thosha me vete ai puth mirë dhe me siguri di ta bëjë edhe atë gjë mirë.


Po unë a do shtiresha dot unë?! Kisha planifikuar të pija ilaçe gjumi dhe më pas të flija me të. Dhe lutesha se para ilaçet të bënin punën e tyre të përjetoja vetëm atë që njihet si kënaqësia më e madhe në jetë. Atë fjalë që nis me shkronjën o dhe ka edhe 6 shkronja të tjera më pas. Imagjinoja se si do të futej, ai brenda meje.


Në fakt vetëm një pjesë e tij dhe mbase do të isha me fat nëse do e përjetoja. E vetmja gjë që duhet të bëja saktë ishte sa ilaçe duhet të pija për të përjetuar atë ndjesi që nis me fjalën o dhe më pas jeta ime do ndalej.


Tani kur ta lexoni këtë do mendoni, Lena paska kaluar një situatë që le të themi e ka krijuar një mendje me një fantazi që nuk është normale. E mbase edhe një mendje deri diku e çmendur. Paradoksi që përjetova unë ishte se teksa zgjidhja të brendshmet e mia, llogarisja se sa ilaçe gjumi duhet të pija për të fjetur.


 Dhe a do mundesha të përjetoja edhe kënaqësinë dhe ndalimin e jetës sime në ato orë që do isha në hotel?


Kjo nuk ndodhi. Emri atij nuk ka rëndësi dhe më duket se nuk e kujtoj. Edhe po të mundohem nuk do e kujtoja. Nëse duhet një emër po e quaj Dan. Kujtoj vetëm sytë e tij, blu dhe asgjë më shumë.


Ajo që kujtoj mirë dhe si duhet është se u zgjova në spital. Të brendshmët që kisha nuk e di se ku kishin përfunduar. Buzët i kisha të thara. Para meje ishte ai, mjeku që më pyeti se ç’farë fustani do vishja unë në funeralin e tij. U fut në dhomën ku isha me dy kostume në duar. I zgjati, njëri ishte blu dhe tjetri i zi shumë i errët.


Ishin vetëm unë dhe mjeku, Karl në atë dhomë. Unë nuk kisha asnjë të veshur poshtë, asaj veshjes së shëmtuar të spitalit.


-E pra Lena, të lutem zgjidh se kë nga këta dy kostume duhet të vesh unë në funeralin tënd.

-Ju e dini emrin tim?

-Po e di, por zgjidh sa më shpejt dhe do të tregojë edhe edhe numrin e saktë të ilaçeve sa duhet të pish që mos të zgjohesh më. Zgjidh sepse po më pret një fëmijë i vogël që ka zgjedhur të jetojë. Ti që e ke bërë zgjidhjen tënde, vazhdo zgjidh.

Kur tha zgjidh poshtë syzeve të tij unë dallova lot. Mjeku, Karl po qante.

-Ty të interson jeta ime?

- Po dhe më shumë se ty. Edhe nënës tënde i intereson jeta jote edhe babait tënd. Më duket se edhe atij djalit që thjesht të dorëzoi këtu si ishte në vazo i intereson më shumë jeta jote, se sa ty. Lena, cilin konstum!

-Anjë kostum nuk do zgjedh!


Këtë fjali edhe tani që po e shkruaj më duket se nuk e thashë unë. E tha trupi im. Më duket se trupi im ishte lodhur duke pasur atë trup të huaj brenda meje. Dhe reagoi.

Karl në pak ditë nuk ishte më mjeku im. Ai u bë miku im. Miku im, që mund të ndaja çdo gjë.


Nuk e di a e bënte këtë me pacientët e tjerë dhe nuk a vazhdon ta bëjë. Karl tregoi se nëna e tij i kishte dhënë fund jetës.


Nuk e pyeta dot pse dhe nuk besoj se do ketë ndonjë moment ku do arri ta pyes përse. Mjeku, Karl kishte qenë 6 vjeç, kur kjo kishte ndodhur. Në atë moshë ai kishte bërë një betim se do të shpëtonte jetë.


Në 15 raste nuk ia ka dalë. Trupat e huaj që ishin brenda trupit të atyre të 15-tëve nuk ndaleshin së dali. Karl ruan 15 kostume në dollapin e tij. Unë nuk i kam parë dhe as dua t’i shoh. Mjeku, Karl ka dhimbje dhe ka frikë se mos bëhen 16 kostume në dollapin e tij.

Më ka treguar se pasi bën dush hap dollapin shikon pesëmbëdhjet kostumet dhe mbyll sytë dhe lutet të mos bëhen gjashtëmbëdhjetë. Mjeku, Karl nuk ka familje. Ai ka zgjedhur mos të martohet dhe as mos të sjellë fëmijë në jetë.


Për këtë kam guxuar dhe kam pyetur. U përgjigj se nuk mund t’ia bënte këtë as një gruaje dhe asnjë

fëmije.


-Kostumet e mi do të shtohen. Unë e kam pranuar këtë. Njeriut që do dua nuk mund t’ia kërkoja ta

pranojë. T’i kërkojë të qëndrojë aty me kostumet e mi. Akoma më keq të sjellim një qenie në jetë para atyre kostumeve. Do ishte një sjellje prej një egoisti të sëmurë.


Më pas unë nuk pata guxim ta pyes a është dashuruar ndonjëherë. Besoj me siguri që po në moshën që

ka ai. Dua të besoj edhe se ai e ka kaluar moshën për të dashuruar. Këtë sepse kam frikë se mos mjeku,

Karl zgjedh dashurinë dhe jo trupat që brenda të cilëve rritet një trup i huaj.

Ndaj është më mirë mos të shkaktojë dilema të tilla te ai. Mjeku, Karl nuk është si burrat e tjerë, besoj

se në këtë pikë bini dakord me mua. Dhe besoj se tani e kuptoni edhe pse e kam thënë që në fillim se ai nuk është si burrat e tjerë.


Në një bisedë që patëm më tregoi se blerjen e kostumit të parë e ka pasur shumë të vështirë. Te blerja e kostumit të tretë, ai tha se nuk qau. Te blerjet e dy kostumeve të parë nuk kishte ngërë për ditë. Te blerja e kostumit të tretë, kujtonte se kishte ngërë darkë vetëm.

Tregoi se si patatet e ftohta i kishin mbetur në dhëmbë dhe se ishte e vështirë t’i hiqte duke përdorur gjuhën.


Më pas kishte pirë dhe një gotë qumësht. Pas atij vakti natën kujtonte se ishte çuar dhe kishte

vjellë. Te blerja e kostumit të shtatë nuk kishte vjellë pasi kishte ngërënë ushqim. Më tregoi se kishte frikë se mos unë bëhesha kostumi i gjashtëmëdhjetë. Pasi e tha këtë fjali trupi im u pushtua nga të dridhurat. Të dridhurat u ndalën, kur i tregova se analizat e mia kishin dalë të pastra.


E pyeta pse është vendosur ky term. Mjeku, Karl duke qeshur u përgjigj për ju që shpëtoni nga kostumet e pastër do të thotë se në trupin tuaj nuk është ka dalë sërish një trup i huaj. Kështu ndodh brenda trupit nga vetë trupi formohet një trup i huaj që mundohet të të ndalojë të jetosh.


Më pas mjeku, Karl më kujtoi se ai trupi i huaj nuk ishte më brenda meje. Më kujtoi edhe si pasi ma hoqi ma tregoi. Unë e kam parë atë trup të huaj. Nuk ka fare pamjen e një trupi. Është një masë si mish.


Mish i shëmtuar. Aromën e ka edhe më të shëmtuar. Unë e nuhata para se ta hidhnin në koshin e mbeturinave. Spitali, ku punon mjeku, Karl është i mbushur trupa të huaj të shëmtuar të futura në qese mbeturinash.


Kështu e imagjinoj unë, të paktën. Unë pashë vetëm që e hodhën.

Atë e flakën. Kanë kaluar 11 vite nga takimi i parë më mjekun Karl. Kam guxuar ta pyes se ata dy kostumet që më tregoi a i ruajiti. Ai tha se jo. Tregoi se kishte shkuar të blinte një kostum. Nuk e kishte blerë sepse xhaketa i rrinte e madhe te supet. Vetëm pantallonat i rrinin si duhet.


Këtë e kishte parë si shenjë dhe kishte marrë dy nga kostumet që kishte veshur në dy nga funeralet. Njëri ishte kostumi që kishte veshur, kur kishte humbur jetën Ema. Ema kishte qënë 54 vjeçe dhe ishte nëna e dy fëmijëve.


Mjeku, Karl vuante se ajo iku pa provuar ndjesinë e të qenit gjyshe.

Kostumi i dytë ishte kostumi që kishte vdekur kur kishte humbur jetën Josef. Josef kishte qenë 34 vjeç. Ishte kostumi i dytë që kishte blerë. Pas blerjes së atij kostumi, mjeku Karl kishte nisur të shkonte te një shoku i vetë.


Edhe ai mjek ishte. Vetëm se ai ishte mjek, psikiatër. Mjeku Karl, ishte njohur nga afër dhe

me depresionin. Shoku i tij, Paul e kishte ndihmuar ta kalonte. Mua më mjaftoi fjalia ‘Paul ishte aty për mua, kur unë nuk flija dot dhe kështu e kalova’. Kaq mjaftoi për mua. Pyetje të tjera nuk i kam bërë dhe as nuk do i bëjë.


Mjeku Karl, ka blerë një kostum tjetër. Pas tre ditësh ai do të jetë kumbari i djalit tim. Djali im e ka po emrin Karl. Atë kostum ne e blemë dje. Ishim të dy bashkë në një qëndër tregtare. Kemi qeshur shumë kur unë i thoja se kishte vënë bark shumë dhe se mëlçia e tij mund të ishte dhjamosur.


Buzët e tij qeshën dhe nga sytë i rrodhën lot, kur doli para pasqyrës dhe pa atë kostum bezhë mbi trupin e tij. U rrotullua para pasqyrës. Jo një herë, por dy herë u rrotullua. Mjeku, Karl tha se e kishte të vështirë që unë isha me të. Akoma më të vështirë e kishtë të besonte se e ndihmova të zgjidhte një kostum.


Pas kësaj fjalie hapa portofolin dhe i tregova fotografinë e djalit tim. Zgjata dorën time dhe preka dorën e majtë të mjekur, Karl. Më pas dorën e tij e vendosa mbi fotografinë djalit tim dhe ia lashë në duar portofolin.


Dorën e djathtë të mjekur, Karl e vendosa mbi barkun tim. Teksa në pasqyrë dallohej reflektimi i mjekut, Karl me kostumin bezhë, thashë me zë të lartë tregova se vitë më parë unë kur isha 22 vjeç kisha një trup të huaj që mund të më merrte jetën.


U tregova edhe se si kisha tentuar t’i jepja fund jetës. Madje u tregova dhe për skenën ku teksa zgjidhja të brendshmet dhe mendoja se sa ilaçe duhet të pija që t’i jepja fund jetës. Kur kujtova skenën që mjeku, Karl erdhi me dy kostume ndjeva shijen e lotëvve mbi buzë. Mjeku, Karl nuk qau. Ai po dridhej, e ndjenja nga dora e tij që ishte mbi barkun tim.


Nuk u ndala më aq, po vazhdova të thoja se mjeku, Karl më tregonte për kostumet në dollapin e tij. Të gjithë aty, duhet ta dinin se mjeku, Karl nuk është si burrat e tjerë. Do doja ta njihje edhe t’i që po lexon mjekun, Karl. Më pas i hoqa portofolin nga dora mjekut, Karl. Nxora fotografinë e djalit tim, Karl dhe e ngrita lart.



U tregova se falë, burrit me kostum bezhë brenda barkut tim nuk u rrit më një trup i huaj po një fëmijë. Nuk kujtoj shumë edhe pse nuk kanë kaluar shumë ditë nga ajo skenë. Kujtoj se as unë dhe mjeku, Karl nuk paguam për atë kostum.


Kujtoi edhe para se të dilnim nga aty një fëmijë i preku një nga duart dhe i zgjati sytë ta shikonte dhe i thashë se mjeku, Karl ishte një hero që nuk kishte pamjen e një heroi.

Nuk kujtoj shumë dhe as dua të kujtoj shumë. Do mundohem të kujtoj çdo moment të asaj që do ndodh pas dy orësh. Mjeku, Karl dhe djali im Karl do të jenë bashkë. Të dy me kostum bezhë.


Unë dhe bashkëshorti im do i vështrojmë. Bashkëshorti im quhet Piter. Shpesh bën shaka dhe thotë se në jetën e tij ka një Karl të madh dhe një Karl të vogël. Ishte zgjedhja e tij, që djali unë të quhej Karl. Duhet ta them se unë, Lena jam një rast i rrallë.

Po ta them sepse në sallën e lindjes ishin dy burra. Bashkëshorti im dhe mjeku, Karl. Mjeku, Karl qëndroi në fund të sallës dhe nuk foli. Besoj se aty ai ka ndjerë aromën e jetës. Para se ta merrja unë në krah, Karlin tim të vogël, kërkova t’ia jepnin mjekut, Karl.


Para syve kisha një Karl që më shpëtoi jetën dhe një Karl që e solla në jetë. Karli që më shpëtoi jetën po mbante në krah, Karlin që unë solla në jetë. Ata ishin aty para syve të mi. Një foshnje që erdhi në jetë sepse mjeku, Karl më shfaqi para syve dy kostume dhe unë duhet të zgjidhja.



Dy kostume. Ata dy kostume që ishin në duart e mjekut, Karl ishin pika që unë u ktheva në jetë, pasi kisha tentuar t’i jepja fund jetës. Kostumet e mjekut, Karl më shpëtuan. Teksa mbante në duar Karlin tim dhe ma zgjati mua, e pyeta pse i

solli ata dy kostume. Kur kisha Karlin, djalin tim në krah dhe e puthja, mjeku, Karl tha:

Duhet ta bëja. Duhet të gjeja si të bëja të kuptoje fjalën jetë. Ata dy kostume ishin simboli për të kuptuar. Unë e kuptova 6 vjeç fjalën jetë. Të gjithë e kemi një moshë kur e kuptojmë fjalën jetë.


Ti e kuptove 22 vjeçe. Piter e ka kuptuar tani që e ka djalin e tij në krah. E shoh në sytë e tij.’’

Karli im do rritet pranë mjekut, Karl. E unë, Lena jam e mbijetuar. Nuk di ta përshkruar marrëdhënie time me mjekun, Karl. Kam pasur frikë se im bashkëshorti im do jetë xheloz për këtë marrdhënie.


Por, jo kjo nuk ndodhi. Besoj se bashkëshorti im e kupton më mirë se unë dhe mjeku, Karl marrëdhënientonë. Përqafimet tonë janë ndryshe. Bashkëshorti im tha se kur na shikon që përqafohemi është si të të dalë fjala forcë para syve.


Jeta çfarë e kam pyetur shpesh veten dhe a do e kuptoja fjalën jetë? Nëse nuk do të ishin ato dy kostumet e mjekut Karl, që do të më shfaqeshin para syve a do e kuptoja unë fjalën jetë? Një ditë para se të dëgjoja atë fjali se brenda trupit tim po rritej një trup i huaj, doja të udhëtoja. Nuk kisha para të miat, do ua kërkoja prindërve, ama doja të udhëtoja.


Nuk kam udhëtuar. Kam pasur frikë të planifikojë udhëtime. Po ka ardhur koha ta kaloj edhe unë edhe mjeku Karl. Tani në jetët tona është një Karl i vogël. Unë do planifikojë udhëtime dhe kostumet e mjekur Karl, s’do të jenë më. Ai ka vendosur t’i largojë ato. Jeta është një vendim.

 Ose bëhesh peng i frikës dhe dhimbjes ose lirohesh dhe kërkon të kapësh qetësi dhe lumturi. Unë, Lena dhe mjeku Karl i kemi hequr duart nga të parat. Po mundohemi të kapim qetësi dhe lumturi. Im, bir Karl po qan duhet ta lë këtë tregim. Duart e mia duhet të mbajnë, Karlin e vogël. Ti jap gji dhe do jem një nënë e qetë dhe e lumtur që e bëra Karlin e vogël të mos qante.

Comments


bottom of page