Burrat i rrisin, që të mos qajnë. Kështu kisha menduar edhe unë për dymëdhjetë vite. Kur isha dymëdhjetë vjeçe babai humbi nënën. Kujtoj se atë ditë babai kishte veshur një pulovër gri. Ajo ditë ka ndodhur në muajin shkurt, para shumë vitesh.
Më shumë nuk kujtoj. S’kujtoj më shumë, se kujtoj vetëm babanë se si qante. Kur ndërron jetë një njeri në vendin tim, burrat qëndrojnë në një dhomë dhe gratë në një dhomë tjetër.
Burrat nuk qajnë. Në atë dhomë ata pinë vetëm kafe, cigare dhe alkool. Gratë qëndrojnë në dhomën tjetër. Në dhomën ku janë gratë qëndrojnë edhe trupi i pajetë. Ato, gratë qajnë me zë. Qajnë shumë, aq sa sytë u skuqen dhe enjten.
Burrat jo. Ata vetëm flasin dhe pinë cigare. As gratë nuk futen në dhomën e burrave dhe as burrat në dhomën e grave.
Im atë nuk qau në dhomën e burrave atë ditë shkurti. Ai qau në ballkon. Edhe xhaxhai i babait tim doli nga dhoma e burrave. Edhe ai qau në ballkon. Unë shikoja se si u dilnin lotët nga sytë.
Isha rritur duke dëgjuar se burrat e fortë nuk qajnë. Në ato momente mendova se as babai im dhe as xhaxhai i tij nuk ishin burrat të fortë. Ata po qanin si dy fëmijë në ballkon.
E mendova gjatë gjithë asaj dite që babai im nuk ishte njeri i fortë. E më pas gjatë darkës pas funeralit, kur kishin mbetur shumë pak njerëz pyeta xhaxhanë e babait pse qanë ata.
-Edhe ti edhe babai im keni qarë sot. Ju nuk jeni burra të fortë.
-Pse e thua atë?
-Burrat e fortë nuk qajnë. Kurse ju po qanit si fëmijë.
-Ku i ke mësuar këto?
-Kudo e thonë se burrat nuk qajnë. Madje edhe kur janë të vegjël u thonë mos qaj, se ti je djalë.
-Epo kjo nuk është gjë e mirë.
-Të gjithë e thonë se burrat nuk qajnë. Gratë, po atyre u lejohet të qajnë.
-Tani nuk e kupton, po kur të rritesh edhe pak do e kuptosh. Shoqëria bën gabime gjithmonë dhe ky është një gabim, që duhet rregulluar. Burrat e fortë qajnë!
Pas kësaj bisede xhaxhai i babait më vendosi disa sekonda dorën në shpatull, dhe më pas iku. Atë natë nuk e kuptova. Mbase nuk e dija mirë çfarë do të thoshte shoqëri dhe ndaj nuk e kuptova.
Tani pas gati njëzet vitesh e kam kuptuar. E kam kuptuar se çfarë do të thotë se shoqëria ndërton gabime dhe bën gabime. Si gratë dhe burrat janë qenie dhe të gjithë duhet të qajnë. Të gjithë e kanë të drejtën të qajnë. Edhe burrat duhet të qajnë. E kuptoj tani pse qau ashtu babai im.
Po ashtu tani e kuptoj se babai im ishte dhe është një burrë i fortë.
Ai tregoi se po vuante dhe të tregosh dhimbjen dhe vuajtjen mbase duhet më shumë fuqi se sa kur ndan gëzimin. Po xhaxhai i babait tim kishte të drejtë burrat e fortë qajnë. Të gjithë burrat duhet të qajnë.
Ahh sa here na mesojne shuem gjera gabim ne shoqeri. Te njejten gje kur thone mos qesh shume se je goce, te jesh me delikatese, ose mos kerce shume ..mos , mos, mos..sa shume mos. Keshtu cbejne gje vec sa demtojne me shume psiqiken e nje njeriu dhe po e shkaterrojne me shume shoqerine me kaq shume mos.