top of page
  • Linkedin
  • Instagram

Një pyetje nga njeriu për njeriun, ''A është e drejtë?''

Letër e hapur për Kryeministrin, Edi Rama.


“Do marrim vetëm një emër kur të ikim”, e thoshte shpesh im gjysh. Një emër!  M’u deshën vite ta kuptoja. Ishte një vajzë 4-vjeçare, ajo që më bëri ta kuptoja. Emri i saj është Rosela. Ajo s’flinte dot prej “tërmeteve me telekomandë”. 


Shtëpia e Roselës ndodhet në zonën e Patos-Marinëzës. Toka e asaj shtëpie ndodhet në territor shqiptar, ama shitur një kompanie. Shitur është fjala e duhur, askush nuk deshi ta dinte. Janë pak banorë, le të jetojnë mes mbetjeve të rënda të naftës. Le t’u prishim gjumin, t’u shemben shtëpitë, le të qajnë! Dhe ja ku po ndodhë sërish, pas 12 vitesh. “Në shitje”…

Një territor u rrethua me tela me gjemba, nga ata që të kujtojnë diktaturën. Një shtetas shqiptar u tërhoq nga të dy krahët vetëm se po protestonte në mënyrë paqësore. Shqipëria është një vend demokratik, vetëm se ato pamje nuk i takojnë një vendi demoratik. 


Po është e vërtetë, ju kanë votuar katër herë. Po, po është e vërtetë ju kanë zgjedhur për 12 vite më radhë. Mes atyre që ju kanë zgjedhur janë dhe individë njerëzor me të njëjtin mbiemër si unë, miq e mikesha të miat. Ju kanë zgjedhur, ama jo të bëni ironi. Jo të thoni protesa është shtyrë nga Irani. JO! JO të të bëni ironi edhe me gazetarët e huaj, si në rastin kur iu përgjigjët gazetarit italian ‘’I gjunjëzohem vetëm Giorgia Melonit’’. Janë shqiptarët e lodhur. Jemi të lodhur! 



‘’Ik mor bab ik se po të mbysin’’, kështu u shpreh me lot në sy një burrë i moshuar shqiptar për të birin. I ka kërkuar të largohet nga Shqipëria. Po nuk është vetëm një burrë i moshuar janë shumë… Sa të lënduar dhe të pa shpresa mund të jenë nënat shqiptare dhe luten që fëmijët e tyre të largohen nga Shqipëria? Sa?! S’dua ta besoj se jeni ju ai që jeni shprehur ‘’I keni parë budallenjtë që protestojnë’’… Kë po quani budallenj ata që ju votuan katër herë rresht?! 

E ndërkohë në mediet sociale janë të shumtë ambientalistë, gazetarë dhe infuencerë që e kanë cilësuar ‘’Ky vend kaq i vogël po na jep një mësim’’, ‘’E keni parë çfarë po ndodh në Shqipëri’’… Janë mediet e huaja. Apo edhe në ato janë të punësuar budallenjtë… 


Po shqiptarët që janë jashtë territorit shqiptarë i keni parë, që kanë dalë të protestojnë me fëmijët? Fëmijët që pikturojnë flamingot i keni parë?  Apo edhe ata janë budallenjë?! Në qoftë ashtu, kam një pyetje si një qenie humane. Një pyetje drejtuar nga një qenie humane për një qenie humane ‘’A është e drejtë, çfarë po bëni?’’ Nuk u pyes si kryeministi i shqiptarëve. E nuk më takon mua t’u kujtoj se është edhe e shkruar ‘’Feja e shqiptarit është Shqiptaria!’’ Si njeriu, njeriut u bëj një pyetje ‘’A është e drejtë, çfarë po bëhet?’’


E si një qenie humane për ato qeniet e tjera humane ju lutemi për përgjigjeni pa ironi, pa fyerje, pa tallje e mbi të gjitha me dinjitet. Mbi të gjitha me dinjitet se e meritojnë ata që u kanë zgjedhur për 4 mandate. 


Mbase do më cilësoni një autore, një e re nuk e di e as nuk dua ta di… as në më ofendojnë. Para çdo gjëje dhe gjithçkaje jemi qenie humane. Para se të jeni kryeministër, piktor, ish-pedagog jeni një qenie humane. Përgjigjuni si një njeriu, për njeriun ‘’A është e drejtë që të jemi të shitur?’’

Comments


For media inquiries,
please contact Xhena Muskaj

+355 699926800

Sign up for news and updates 
from Xhena Muskaj

Thanks for submitting!

© Xhena Muskaj. Powered and secured by Merx Marketing

bottom of page